KOMISIONI DISCIPLINOR
“Vërejtje e fundit” për Ballkanin e Vushtrrinë
10 November, 2017 @12:48
Komisioni Disciplinor i FFK-së, në mbledhjen e mbajtur dje ka shqyrtuar materialet dhe raportet e mbledhura nga KG ndërsa ka marrë vendim edhe për ndeshjen, që ishte tejet e tensionuar ndërmjet Ballkanit dhe Vushtrrisë.
Kështu, Ballkanit, që ishte vendas në atë ndeshje, por edhe Vushtrrisë, i është shqiptuar masa disciplinore “vërejtje e fundit” - për shkak të parregullsive në përballjen derbi të xhiros së shkuar në Ligën e Parë të Kosovës.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Ballkani dhe Vushtrria po luftojnë për një vend që dërgon në Superligë, ndërsa dueli përfundoi 0-0, e hero i ndeshjes u bë portieri i Ballkanit, Armend Ruxhi, që mbrojti një penallti të mysafirëve.
Ndeshja ishte ndërprerë për 18 minuta për shkak të hedhjeve të ndërsjella të tifozëve (me shishe plastike) të ekipeve që qëndronin në të njejtën tribunë.