Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA MEDIAT

Shqipërinë sulmojeni nga ajri

Shqipërinë sulmojeni nga ajri


Përktheu: Panorama Sport; Shkruan: L'Equipe

27 March, 2016 @14:48

Sulmojeni nga ajri – Nuk e pamë për asnjë moment Shqipërinë që mundi Francën në verën e vitit 2015. Skuadra ishte shumë e shthurur dhe e ndarë në disa pjesë. Repartet nuk bashkëpunuan me njëri-tjetrin, ndërsa Austria mund të bënte çfarë të donte në ajër. Mavraj, Cana, Abrashi dhe të tjerë nuk arritën të bllokonin sulmet e Austrisë.

Deshamp duhet të marrë shembull nga strategjia austriake. Shqipëria nuk arriti të godiste asnjëherë të vetme portën e Almer. Harnik duhet të falënderojë Mavrajn për gabimin trashanik që bën dhe pasi shënoi, duhet t’i thotë: Jam i lumtur që të takova.

Shqipëria nuk shkëlqeu në mbrojtje dhe diçka e tillë nuk ndodhte prej kohësh. Skuadra e De Biazit është vërtet e fortë në këtë repart, ndërsa këtë herë lejoi Alaban me shokë të shkonte sa herë të donte drejt Berishës. Kishte panik edhe në goditjet standarde.

Nga e djathta, asgjë – Hysaj-Lila vuajtën shumë dhe lejuan që skuadra e Austrisë të bënte gjithçka. Nuk koordinoheshin dot me njëri-tjetrin, ndërsa në sulm nuk ndihmuan aspak. Andi Lila kryesisht duhet të bëjë një shpëlarje truri, ose më mirë të na tregojë çfarë kishte në mendje mbrëmjen e djeshme. Sigurisht nuk prisnim që Shqipëria të dominonte Austrinë, por prisnim më shumë.

Nga krahu i djathtë nuk pati asnjë reagim nga ekipi shqiptar, ndoshta edhe nga fakti se nuk u ndihmuan aq sa duhet nga Abrashi, Xhaka dhe Kaçe. Ky i fundit e la skuadrën me dhjetë lojtarë në minutat e fundit, kur ekipi ishte duke luajtur më mirë dhe priste golin e barazimit.

Pritshmëritë ishin të mëdha për Elseid Hysajn, i cili me Napolin është duke shkëlqyer. E pakuptueshme performanca e tij ditën e djeshme ndaj Austrisë, por ndoshta kishte marrë vetëm detyra mbrojtëse nga trajneri i tij.

Lenjani i kthjellët – Mund të kishte shkuar edhe më keq për Shqipërinë, në rast se do të zbrisnin me të njëjtën ide, fytyrë edhe në pjesën e dytë të ndeshjes. U pa qartë se Xhani De Biazi ka ngritur zërin në dhomën e zhveshjes dhe ka kërkuar menjëherë reagim nga skuadra e tij.

Të vetmin rast të rrezikshëm në pjesën e parë e pati Lenjani, i cili goditi nga larg dhe provoi të shënonte golin e parë. Falë zëvendësimeve të bëra, De Biazi kuptoi gabimet dhe Shqipëria filloi të luante më mirë. Cikalleshi dhe Roshi treguan më shumë vullnet, dëshirë dhe impenjim.

Loja e mirë solli edhe golin e Lenjanit, i cili u koordinua në mënyrë perfekte, duke shënuar golin e shpresës. Një gol, i cili i dha forcë Shqipërisë dhe Franca duhet ta ketë kujdes këtë pjesë. Megjithatë duhet të jemi të sinqertë, në rast se Franca nuk merr 3 pikë ndaj Shqipërisë në kampionatin europian, nuk ka për të bërë rrugë të gjatë në këtë kompeticion”, shkruhet në analizën e francezëve.


 
Të gjitha lajmet nga