Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË

Shqiptari i 13-të në Serie A

Catania Official Site

Shqiptari i 13-të në Serie A


22 January, 2013 @19:44

Viteve të fundit numri i futbollistëve shqiptarë në njërën prej ligave më të forta europiane, Serie A, është ngritur dukshëm. Interesimi i madh i skuadrave italiane për futbollistët shqiptar së fundi u vërtetua edhe me transferimin e Edgar Çanit në Catania, nga skuadra polake, Polonia Warsaw.

Çani u bë lojtari i katërt nga kombëtarja e Shqipërisë që do të luaj në Serie A, derisa është i trembëdhjeti nga futbollistët shqiptarë, duke përfshirë këtu edhe ata që kanë nënshtetësi të dyfishtë, apo që luajnë në përfaqësuese të ndryshme europiane.

Përveç Çanit, katërshen kuqezi të kombëtares në Serie A, e përbëjnë edhe Samir Ujkani (Palermo), Lorik Cana (Lazio) dhe Erjon Bogdani (Siena). Ndërsa Elvis Kabashi (Juventus) dhe Thomas Strakosha (Lazio), të cilët janë pjesë e kombëtares së të rinjëve të Shqipërisë, megjithëse kanë qenë të përfshirë nga një herë në përbërje të skuadrave të tyre në Serie A, ende nuk kanë arritur të debutojnë.

Shqiptarë të Serie A-së janë edhe dyshja me nënshtetësi zvicerane, Blerim Xhemajli dhe Valon Behrami, të cilët sivjet po synojnë kreun e tabelës me skuadrën e tyre, Napoli, derisa Përparim Hetemaj (Chievo), Sotir Nini (Parma), Panajot Kone (Bologna), Shkodran Mustafi (Sampdoria) dhe Migjen Basha (Torino), janë futbollistë të tjerë me origjinë shqiptare që luajnë në skuadra të ndryshme të kategorisë elite të Italisë.

Numri mund të rritet

Në llogaritje nuk janë përfshirë futbollistët si Enes Hoxha (Udinese), Amir Bilali (Lazio), Tom Siku (Udinese) dhe disa të tjerë, të cilët luajnë për skuadrat rezerve, por shumë lehtë mund të depërtojnë në skuadrat bazë.

Ndërsa kohëve të fundit janë përhapur edhe spekulime të shumta rreth interesimit të skuadrave italiane për transferimin e futbollistëve shqiptar si Armando Sadiku, Etrit Berisha, Enis Gavazaj dhe të tjerë.

*Analizë ekskluzive


AFRIKA

Gervinho-Toure sigurojnë

International

Gervinho-Toure sigurojnë

22/01/13 @ 18:57

ROMA

De Rossi mungon 15 ditë

Serie A

De Rossi mungon 15 ditë

22/01/13 @ 14:49

SHQIP

Çani në Serie A

FSHF Kategoria Superiore/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë

Çani në Serie A

22/01/13 @ 13:34

BARÇA

Reina ideal, pas Valdesit

Premier League/La Liga

Reina ideal, pas Valdesit

22/01/13 @ 10:39

11-SHJA POTENCIALE

11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Rumanisë

Kualifikimet për Evropian/Kosova

11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Rumanisë

12/09/23 @ 11:38

11-SHJA POTENCIALE

11-shja e mundshme e Rumanisë ndaj Kosovës

Kualifikimet për Evropian/International

11-shja e mundshme e Rumanisë ndaj Kosovës

12/09/23 @ 11:09

NJOFTIMI I FFK-së

Kosova kryen stërvitjen në Bukuresht, optimizëm për rezultat pozitiv

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Kosova kryen stërvitjen në Bukuresht, optimizëm për rezultat pozitiv

11/09/23 @ 20:57

NGA KONFERENCA PARA NDESHJES

Gliha: Rumania favorite, por pres rezultat pozitiv

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Gliha: Rumania favorite, por pres rezultat pozitiv

11/09/23 @ 20:19

BEST COACH @ FIBA WORLD CUP 2023

Luca Banchi - trajneri më i mirë i Botërorit 2023

Përfaqësueset e tjera/International

Luca Banchi - trajneri më i mirë i Botërorit 2023

11/09/23 @ 20:02

KALENDARI I SUPERKUPËS!

Orari i ndeshjeve të Superkupës dhe duelet

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

Orari i ndeshjeve të Superkupës dhe duelet

11/09/23 @ 15:55

RENDITJA PËRFUNDIMTARE DHE TË KUALIFIKUARIT!

Schroder lider i Gjermanisë historike!

Përfaqësueset e tjera/International

Schroder lider i Gjermanisë historike!

11/09/23 @ 14:32

DARDANËT ARRIJNË NË RUMANI!

Ekipi i Kosovës ateron në Rumani

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Ekipi i Kosovës ateron në Rumani

11/09/23 @ 14:10

DREJT RUMANISË

Ekipi i Kosovës niset për Bukuresht

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Ekipi i Kosovës niset për Bukuresht

11/09/23 @ 11:49

DEKLARATA E PËRZGJEDHËSIT TË SHQIPËRISË

Sylvinho: Tifozët na kanë ndihmuar shumë

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Tifozët na kanë ndihmuar shumë

11/09/23 @ 11:20


 
Të gjitha lajmet nga