SUSPENDOHET LECI
Shqiptohet dënimi i Lecit
27 September, 2018 @17:08
Mbrojtësi me përvojë i Dritës së Gjilanit, Liridon Leci, pas kartonit të kuq në përballjen e fundit të ekipit të tij ndaj Prishtinës, është dënuar me tre ndeshje moslojë sipas radhës në garat e organizuara nga FFK.
Njoftimin e ka lëshuar FFK, ndërsa ka bërë të ditur se sipas Rregullores Disiplinore Neni 41 Paragrafi 2 Pika A/3 - Liridon Leci, lojtar i KF Drita, për shkak të sharjeve dhe fyerjeve drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Dardan Çaka, dënohet me 3 ndeshje moslojë sipas radhës.
Me këtë dënim, Leci do të mungojë në tre ndeshje tejet të rëndësishme të Dritës: ndaj Gjilanit, ndaj Trepçës’89 dhe ndaj Drenicës.