RINOVON BUSQUETS
Busquets arrin te 500 milionëshi
27 September, 2018 @16:42
Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, pas shumë bisedimeve ka arritur marrëveshje me ekipin e tij për vazhdim të kontratës.
Busquets ka vazhduar kontratën deri në vitin 2023, dy më shumë sesa që ishte aktualja dhe tash ka ngritur klauzolën e shkëputjes së parakohshme të kontratës nga 200 në 500 milionë euro.
Spanjolli 30 vjeç tërë karrierën e tij e ka kaluar te Barcelona, ndërsa është i padiskutueshëm në qendër të mesfushës në ekip, si te Barcelona, ashtu edhe te reprezentacioni i Spanjës.