LA LIGA
Mposhtet Barcelona, mposhtet edhe Reali, Atletico afrohet
26 September, 2018 @23:50
Pas barazimit në fundjavë. Barcelona ka gabuar përsëri.
Në takimin e luajtur sonte ndaj Leganes, katalunasit u mposhtën 2-1, për t’ia dhënë Realit mundësinë që ta marrë kreun. Mirëpo, këta të fundit gjithashtu pësuan humbje.
Ishte Sevilla ajo që i prishi planet madrilene për kreun e tabelës, duke i mposhtur ata me rezultat bindës 3-0.
Sa për statistikë, kjo ishte hera e parë që nga viti 2003 që Real Madridi e sheh veten në disavantazh tri golësh pas 45 minutave lojë. Në vitin 2003, kjo kishte ndodhur pikërisht kundër Sevillas, kundërshtarit të njëjtë.
Dy humbjet e lartpërmendura i shkojnë për shtati Atleticos së Diego Simeones, pasi që kjo skuadër i afrohet në vetëm 2 pikë kreut të klasifikimit, duke e bërë garën edhe më interesante.