Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ITALIANI DREJT SPANJËS

Shtegëtari Cutrone, tash drejt bregdetit spanjoll

Shtegëtari Cutrone, tash drejt bregdetit spanjoll


1 February, 2021 @12:45

I parashikuar si talent i së ardhmes, Patrick Cutrone, vazhdon të shtegëtojë në ekipet e ndryshme të ligave të ndryshme.

Lojtari që u bë i famshëm si emër te Milan përgjatë periudhës 2017-2019 dhe nënshkroi te Wolves në Premier Ligë, nuk arriti të ambientohet në Angli dhe tashmë po kalon stinorët në vende të ndryshme.

Pas kalimit të vitit 2020 te Fiorentina ku shënoi 4 gola në 30 paraqitje, Cutrone 23-vjeçar sot u zyrtarizua si sulmues i ri i Valencia në LaLiga të Spanjës - natyrisht si huazim nga Wolves.


 
Të gjitha lajmet nga