Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Sir Alex ka vetëm një emër në 11-shen e ëndrrave të Man Unitedit

Sir Alex ka vetëm një emër në 11-shen e ëndrrave të Man Unitedit


30 April, 2020 @1:40

Trajnerit legjendar të Manchester Unitedit Sir Alex Ferguson, i është kërkuar të krijojë 11-shen e ëndrrave nga të gjithë lojtarët që kanë kaluar te ekipi i tij përgjatë dekadave sa ka drejtuar klubin.

Skocezi ka thënë se kjo gjë është shumë vështirë të bëhet, por për një emër që do të ishte aty sigurt, nuk ka dilema.

Ai është Denis Irwin, ka thënë Ferguson, transmetojnë mediat.

“Kjo është thjeshtë e pamundur. Shikoni sulmuesit: Brian McClair, Mark Hughes, Andy Cole, Cantona, Ruud van Nistelrooy, Louis Saha, Ole Gunnar Solskjer, Dwight Yorke, Teddy Sheringham, në periudhë të fundit Wayne Rooney, Robin Van Persie, Chicharito… Kë do ta zgjedhnit nga këta?” tha ai.

Në autobiografinë e tij Ferguson e ka quajtur Cristiano Ronaldon si lojtarin më të talentuar, ndërsa ka thënë se më lehtë do ta kishte ta zgjedhte mesfushën.

“Aty kishim emra si Roy Keane, Bryan Robson dhe Paul Scholes. Ata ishin të jashtëzakonshëm. Pastaj David Beckham, Ronaldo dhe Giggs. Nëse më duhet të jem i drejtë, atëherë Denis Irwin do të ishte i sigurt në këtë ekip. Atij ia jap notën 8 nga 10. Ai ka qenë i pabesueshëm në lojë,” ka shtuar Ferguson.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League