Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESA 1-1 FERONIKELI

S’ka fitore për Duron, Besa ndalë ‘Niklin

S’ka fitore për Duron, Besa ndalë ‘Niklin


24 October, 2020 @16:11

Përkundër dominimit, rasteve dhe mundësive tjera gjatë ndeshjes, Feronikeli nën drejtimin e Klodian Duros ende s’ka arritur fitore në Superligë.

Ekipi nga Drenasi ka pasur shumë raste në pjesë të parë, ndërsa në fund është dashur të vrapojë për të siguruar pikën, pasi që pejanët vendas morrën epërsinë në përballje dhe dueli përfundoi me 1-1 [Etnik Brruti 58 - Marko Milickovic 71].

Malazezi Milickovic ka pasur 2 raste të mira në pjesë të parë (8, 15) por portieri i Besës, Kolaj, ka shpëtuar ekipin.

Në anën tjetër, te Besa provonte Etnik Brruti, që me dy tentime rrezikoi portën e Ilir Avdylit.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë ‘Nikli përsëri kishte raste. Së pari Milickovic, pastaj edhe Bedri Greca. Por goli s’erdhi.

Në anën tjetër Besës ia solli epërsinë Etnik Brruti me golin e tij të shënuar në minutë e 58 të takimit.

Feronikeli përsëri hidhet në sulm. Së pari Argjend Malaj, provon pa sukses, e pas kësaj më fund fati i ndihmon ekipit ish-kampion, kur Greca gjen Milickovicin, e ky i fundit barazon për përfundimtaren 1-1 (71).

Derisa Besa e fundit në klasifikim ngrit kuotën e pikëve në pesë pas kësaj ndeshjeje, në anën tjetër Feronikeli mbetet me një fitore të vetme në Superligë, ndërsa numrin e barazimeve e çon në 4 pas këtij dueli për të vazhduar ende në zonë të rrezikshme.

a


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga