Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA '89 - ISTOGU

S’ka gola në Mitrovicë, Istogu ndalë kampionin

Foto: KF Istogu / FB

S’ka gola në Mitrovicë, Istogu ndalë kampionin


24 April, 2022 @16:16

Ndeshja që filloi me “Guard of Honour” të Istogut si shenjë respekti ndaj Trepçës ‘89, klubit të sapo-shpallur kampion në Grupin A të Ligës së Parë, në fund u mbyll pa gola.

Skuadrat në fjalë luajtën një ndeshje që prodhoi raste për shënim, por që rrjetat nuk u tundën asnjëherë dhe ndeshja u mbyll 0-0 pas 90 minutave lojë.

TABELA AKTUALE

Rezultati në fjalë nuk paraqet ndonjë problem për Trepçën ‘89, që veçse e ka siguruar pjesëmarrjen në Superligë sezonin tjetër, ndërkohë që për Istogun kjo pikë mund të jetë shumë e rëndësishme në luftën për të mbetur në Ligën e Parë.

Xhiron që vjen, Trepça ‘89 i shkon skuadrës A&N në Korishë, kurse Istogu e pret Lirinë në “Demush Mavraj”.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë