SHORTI I RAUNDIT III
Skënderbeu dhe Shkëndija, mund të ndeshen me AC Milan!
14 July, 2017 @9:39
Dy skuadrat shqiptare në garë për kualifikim në Europa Ligë, Skënderbeu dhe Shkëndija, sot do të kuptojnë rivalët e tyre potencialë të raundit të tretë të kësaj gare.
Skënderbeu dhe Shkëndija janë në raundin e dytë kualifikues dhe kanë nxjerrë rezultate pozitive pas dueleve të para, ndërsa pas ndeshjeve të kthimit, nëse arrijnë të kalojnë raundin e dytë, do të kuptojnë që tash rivalin e radhës.
Në ora 13:00 sot në Nyon të Zvicrës hidhet shorti për raundin e tretë të Europa Ligës, ku 33 të kualifikuarve nga raundi i dytë i bashkangjiten edhe 25 ekipe tjera të reja që kërkojnë kualifikimin nga raundi i tretë.
E në raundin e tretë kualifikues Europa Ligës i shtohen ekipe të fuqishme europiane në mesin e të cilave: Zenit RUS, Athletic Bilbao ESP, Fenerbahçe TUR, Sparta CZE, Milan ITA, PSV NED, etj.
Ekipet që i shtohen shortit nga raundi i tretë:
Zenit (RUS) coefficient 87.106 Athletic Club (ESP) 60.999 Fenerbahçe (TUR) 51.840 Sparta Praha (CZE) 48.135 AC Milan (ITA) 47.666 PSV Eindhoven (NED) 46.212 Braga (POR) 37.366 Gent (BEL) 35.480 PAOK (GRE) 35.080 Krasnodar (RUS) 32.106 Bordeaux (FRA) 29.333 Everton (ENG) 29.192 Marseille (FRA) 28.333 Dinamo Zagreb (CRO) 26.050 Freiburg (GER) 20.899 Austria Wien (AUT) 17.070 Panathinaikos (GRE) 15.080 Marítimo (POR) 14.866 Sion (SUI) 14.415 Oleksandriya (UKR) 9.526 Olimpik Donetsk (UKR) 8.526 Oostende (BEL) 8.480 Dinamo București (ROU) 6.370 Universitatea Craiova (ROU) 4.870 Arka Gdynia (POL) 3.950 |