SKËNDERBEU
Skënderbeu i pathyeshëm
15 July, 2014 @20:46
Skuadra e cila vetëm dy vite më parë përballej me skuadra si Bayern Munchen, Valencia dhe Lille në grupet e Ligës së Kampionëve, BATE Borisov, sot ka mbetur duarthatë në ndeshjen kundër kampionit të Shqipërisë, Skënderbeut.
Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, në këtë ndeshje vendosi të dalë me formacion prej 5 futbollistëve në vijën e mbrojtjes, e që në fund ky strategji doli të jetë më se e qëlluar.
Në pjesën e parë loja ishte e baraspeshuar me disa raste nga të dyja palët. Rasti më i rrezikshëm i Skënderbeut ishte në minutën 24’ kur goditja e fuqishme nga distanca e nigerianit Orelesi, u ndal nga portieri vendas Chernik.
Bjellorusët në mënyrë të ngjashme rrezikuan në minutën 42’, por jo aq sa për ta befasuar portierin Orges Shehi.
Në pjesën e dytë BATE Borisov ishte skuadra e cila dominonte në lojë dhe e kërkonte më shumë golin, mirëpo përpjekjet e shumta të ekipit bjellorus mbetën përsëri të pamjaftueshme për ta prishur baraspeshën në rezultat.
Madje korçarët edhe ishin me fat sidomos në minutën e 90’ kur kapiteni i BATE-s, Vitali Rodionov, në një pozitë ideale përballë portierit Shehi nuk arriti të tregohet i saktë.
Në fund Skënderbeu arriti qëllimin duke u kthyer nga Bjellorusia me rezultat pozitiv, për të shpresuar kualifikimin në rundin e tretë të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja kthyese luhet të martën e ardhshme, më 22 gusht.
Video
FORMACIONET
BATE Borisov | Skënderbeu | ||
Sergei Chernik (P) | Orges Shehi (P) | ||
Vitali Gayduchik | Renato Arapi | ||
Anri Khagush (Mikhail Gordeychuk 70') | Tefik Osmani | ||
Egor Filipenko | Ademir (Bakary Nimaga 74') | ||
Denis Polyakov | Kristi Vangjeli | ||
Aleksandr Karnitski | Marko Radas | ||
Ilya Aleksievich | Gerhard Progni (Bajram Jashanica 90'+5) | ||
Sergei Krivets (Aleksandr Pavlov 70') | Nurudeen Orelesi | ||
Maksim Volodko | Sabien Lilaj | ||
Nikolai Sihnevich | Bledi Shkëmbi | ||
Vitali Rodionov (C) | Fation Sefa (Andi Riba 90'+2) |