MEDIA
Milani i ri, si Gjermania
15 July, 2014 @15:07
Milan, që përjetoi njërin ndër stinorët më dëshpërues stinorin e kaluar, me trajnerin e ri Filippo Inzaghi dëshiron të këndellet këtë stinor.
Sipas të përditshmes italiane, La Gazzetta dello Sport, Milan është duke tentuar të luaj lojën e fituesit të Kupës së Botës, Gjermanisë.
“Organizimi i lojës së gjermanëve është perfekt. Pippo është i sëmurë pas lojës së tyre dhe një lojë e tillë është në kokën e tij,” ka thënë nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani, për gazetën ditë më parë.
Lëvizjet në mesfushë dhe në sulm të Milanit pritet të ushtrohen edhe më shumë që t’i përngjajnë Gjermanisë dhe një gjë e tillë është shumë e mundshme për Milanin e ri me Pippon e famshëm në krye të saj.
Sipas gazetës në fjalë, Inzaghi 40 vjeçar është duke shikuar mundësinë që të luajë me formacionin sulmues 4-3-3 dhe Milan pritet të ketë formacionin e parë të bazuar në këta lojtarë: Abbiati; Abate, Rami, Alex, De Sciglio; Poli, De Jong, Saponara; Menez, Balotelli, El Shaarawy.