CAS
Skënderbeu përjashtohet nga Europa
6 July, 2016 @15:22
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka dhënë lajm të hidhur sot për skuadrën e Skënderbeut.
Kampioni i Shqipërisë e ka humbur betejën me UEFA-në, ka bërë të ditur CAS nëpërmjet një komunikate për shtyp.
Kështu, vendimi i UEFA-së për ta suspenduar Skënderbeun për një vjet nga garat europiane, mbetet në fuqi.
Sipas shortit, korçarët u desh të përballeshin me skuadrën hungareze, Ferencvarosi, në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve, por me përjashtimin e Skënderbeun, vendin e tyre do ta zëvendësojë nënkampioni i Shqipërisë, Partizani.
Dënimi i UEFA-së kishte ardhur si rrjedhojë e hetinmeve për kurdisje të ndeshjeve nga ana e Skënderbeut.