DREJT LONDRËS
West Ham huazon turkun Tore
6 July, 2016 @15:06
Skuadra e Slaven Bilicit, West Ham United, ka huazuar nga Besiktasi mesfushorin e dalluar turk, Gokhan Tore.
NTV Spori turk ka bërë të ditur se ekipi nga Londra ka paguar 3 milionë euro për huazimin një vjeçar të lojtarit në fjalë.
Bilic e njeh nga afër Toren, me të cilin ka punuar pikërisht te Besiktas, para se të largohej stinorin e kaluar për në Premier Ligë.