PARA GJYSMËFINALEVE
Buletini 22: Ku po pushojnë kuqezinjtë?
6 July, 2016 @9:15
Para gjysmëfinaleve të EURO2016, që nisin sonte me ndeshjen Portugalia - Uellsi dhe vazhdon nesër me Gjermania - Franca, t’i shikojmë yjet kuqezi ku po i kalojnë ditët para nismës së stinorit të ri.
LENJANI NË DUBAI
Krahu kuqezi, Ermir Lenjani, ka zgjedhur Dubain për pushime. Ai në ndërkohë ka vizituar edhe shkretëtirat, t’i ketë përvojë në CV.
GOLASHËNUESI NË QYTET E DET
Golashënuesi historik i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka bërë disa ditë shëti nëpër Itali, ku ka zgjedhur edhe Milanon ndër të tjera, ndërsa tash është në bregdetin spanjoll.
DREJT AMERIKËS
Shkëlzen Gashi, sulmuesi i kombëtares, pas Tiranës e Prishtinës, ka marrë aeroplanin për në SHBA, për të kaluar ditët e fundit të pushimit para se të nis stinorin e ri.
XHAKA ME SHOKË
Taulant Xhaka ka zgjedhur një pjesë të pushimeve t’i kalojë si djalë i ri nëpër diskoteka me shokë.
KAPITENI NDRYSHE
Lorik Cana ka zgjedhur pushime ndryshe. Ai ka përzgjedhur pushime të stilit në hulumutimin e qyteteve të vogla.
KTHEHET ANSI
Ansi Agolli nuk e kishte të gjatë pushimin. Krahu i majtë i kuqezinjëve këto ditë është kthyer në Baku të Azerbejxhanit për të rinisur përgatitjet me ekipin e tij.
NË ITALI
Elseid Hysaj, është më parë me miq nëpër Firencë, ku ka kaluar një pjesë të pushimit.
ÇIKALLESHI ‘CHILL’
Sulmuesi Sokol Çikalleshi ka zgjedhur largësitë. Ai ka postuar këtë fotografi nga Maldivet, ku po qëndron aktualisht.
SHËTITJE
E Amir Abrashi bashkë me shokun e tij Xherdan Shaqiri kanë përzgjedhur të vizitojnë disa vende shpejtë, ku në mes tjerash kanë qëndruar edhe në Shqipëri.