MESSI
Dënohet me 21 muaj burgim, por s’do ti mbajë
6 July, 2016 @13:31
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi dhe babai i tij, Jorge, janë dënuar me 21 muaj burgim për mashtrim tatimor nga Gjykata spanjolle.
Mirëpo, Messi nuk do të kalojë asnjë minutë në burg, për shkak se as ai as babai i tij nuk kanë të kaluar kriminale.
Messi kishte thënë se nuk ka qenë në dijeni për ato çka ka nënshkruar dhe i ka besuar babait (që është menaxher i tij) si dhe avokatëve.
Gjykata ka konstatuar se Messi i ka ikur 4 milionë euro tatim shtetit për shkak të një kontrate lidhur me të drejtat reklamuese ku është përdorë imazhi i tij.
Messi do të duhet të paguajë 2 milionë euro dënim, ndërsa babai i tij, 1.5 milionë euro.
Ligjet e Spanjës lejojnë që nëse dënimi me burg është nën 24 muaj, të mos mbahet dhe të pagohet për të, ose forma tjera lehtësuse.