COLEMAN
Ky është vetëm fillimi
6 July, 2016 @10:37
Para duelit të sontëm gjysmëfinal ndërmjet Uellsit dhe Portugalisë në EURO 2016, përzgjedhësi i Uellsit, Chris Coleman, ka thënë se ky është vetëm fillimi i këtij reprezentacioni.
“Ky nuk është fundi, por fillimi i Uellsit. Këta djem kanë të ardhme të ndritshme, duke nisur atë nga kualifikimet për “Rusia 2018”. E sonte, do të kërkojmë finalen,” kanë qenë disa nga fjalët e tij të thëna për mediat në konferencën për shtyp para ndeshjes së sontme.