Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISMET MUNISHI

Skuadra kampione në luftë e angazhim

Skuadra kampione në luftë e angazhim


25 November, 2021 @15:51

Ismet Munishi ka qenë i tejkënaqur me fitoren në derbin e madh ndaj Dritës, ndërsa në shaka ka thënë se secili ekip që respekton Gjilanin nuk do të pësojë më shumë se një gol në ndeshje.

Kurse, për ekipin e tij ka thënë se është kampion në luftë e angazhim, prandaj klubi meriton respekt.

“Fitoren ia dedikojmë tifozëve. Kemi treguar fuqi të madhe këtë kampionat. Gjilani meriton këtë sukses, jemi klub që meriton respekt për tifozët dhe kryetarin. Nëse vazhdojmë kështu, kjo është skuadra kampione me luftë e angazhim,” ka thënë ndër të tjera Munishi pas fitores.

Me këtë fitore Gjilani mbetet në krye të renditjes tabelare të Superligës, ndërsa tash ka një pikë më shumë sesa përcjellësi i parë, që prej sot është Ballkani.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga