Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA C3: SLLOVENIA 1-0 MOLDAVIA

Sllovenët dalin në krye

Foto: NZS

Sllovenët dalin në krye


6 September, 2020 @20:01

Pas barazimit shterp ndaj Greqisë në përballjen e parë të Grupit 3 të Ligës C të Kombeve 0-0, Sllovenia ka arritur që të shënojë fitore minimale ndaj Moldavisë në Stozice të Ljubljanës për të marrë primatin e grupit.

Slovenia xi

Ekipi i drejtuar nga legjenda e futbollit të atjeshëm Matjaz Kek, ka arritur të shënojë fitore pas një goditjeje të Petar Stojanovicit, që u dëbua nga portieri moldav Alexei Koselev, e topit të dëbuar nga afërsia në vend të duhur u gjind krahu Damjan Bohar që shënoi për 1-0 (28’).

TABELA AKTUALE

Goli qe i mjaftueshëm për sllovenët për të çuar ndeshjen qetë deri në fund dhe të marrin tre pikët e para në grup, duke shënuar edhe golin e parë për ta në grup - që doli të jetë i fitores.

Slovenia

Me këtë fitore, Sllovenia del e para në grup, para duelit të radhës ndaj Kosovës që luhet më 11 tetor në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve