Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA C: SLLOVENIA - KOSOVA

Sllovenia përmbys Kosovën falë penalltisë në minutën e fundit

Sllovenia përmbys Kosovën falë penalltisë në minutën e fundit


15 November, 2020 @22:46

Sllovenia mbetet lidere e Grupit 3 të Ligës C të Kombeve, pasi që ka arritur të përmbys epërsinë e Kosovës për fitore krejt në fund 2-1 [Kurtic 62, Ilicic 90+4p - Muriqi 58].

Sllovenia dominoi plotëisht në pjesë të parë të lojës, ndërsa Kosova shpëtonte vetëm falë Amir Rrahmanit stabil dhe Vedat Muriqit, që kthehej për t’i ndihmuar mbrojtësve.

kosovo

Në pjesë të dytë një kundërsulm nxorri një top në aut. E Bernard Berisha pasi kombinoi me Vedat Muriqin, ky i fundit shënoi bukur për epërsinë e Kosovës dhe për t’iu kthyer golave nga loja, 0-1.

Shpejt Sllovenia barazoi. Vetëm pas 4 minutave një depërtim i jashtëzakonshëm në zonë të Kosovës nga mbrojtësi Peter Stojanovic, gjeti Jasmin Kurticin që shënoi bukur për 1-1.

TABELA AKTUALE

Më pas lojën e mbante Sllovenia, ndërsa Kosova tentoi përmes disa kundërsulmeve, që nuk kishin kurrëfarë finalizimi.

 

E ajo dëshira e madhe sllovene u realizua në fund, kur zëvendësues Andrea Sporar në tentim ta kalojë, goditi dorën e Fidan Alitit - për të dhënë penallti të padyshimtë për referin polak të ndeshjes, Bartosz Frankowski.

kosovo

Lojtari më i mirë i Sllovenisë, Josip Ilicic, i pagabueshëm nga pika e bardhë për 2-1 i solli Sllovenisë fitoren e katërt në grup dhe tashmë djelmoshat e Majtaz Kekut shkojnë për vetëm një pikë në ndeshjen e fundit për të kërkuar Ligën B të Kombeve.

 

Në anën tjetër Kosova mbetet pa fitore në Grupin 3 të Ligës B të Kombeve, duke mos arritur ende asnjë, ndërsa në përballjen e fundit ndaj Moldavisë duhet të kërkojnë së paku barazimin për të mbijetuar në këtë ligë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve