Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL SOCIEDAD 2-0 GRANADA

Sociedad rikthehet në krye

Festa pas golit te Real Sociedad sot/ Foto: RealSociedad/tw

Sociedad rikthehet në krye


8 November, 2020 @21:24

Drejtuar nga Imanol Alguacil, Real Sociedad ka mposhtur sot Granadën 2-0 [Monreal 22, Oyarzabal 27p] në San Sebastian për të kapur tri pikët e reja dhe për t’iu rikhtyer kreut në La Liga.

Golat e shënuar në pjesë të parë mjaftuan për fitore për baskët, ndërsa te mysafirët ku u transferua mesfushori i Kosovës U21, Eris Abedini, nuk pati mundësi për rikthim.

Përndryshe Abedini qëndroi përgjatë 90min në bankën rezervë të Granadës, që drejtohet nga trajneri Diego Martinez.

Derisa Real Sociedad udhëheq La Ligën me 20 pikë nga 9 ndeshje të zhvilluara, Granada është e pesta me 14 pikë nga 8 ndeshje të zhvilluara.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga