JUGKOREANI

Son Heung-min shkon në ushtri
6 April, 2020 @23:58
Futbollisti i Tottenham Hotspurit, Son Heung-min, do të kryejë shërbimin ushtarak në shtetin e tij, Kore të Jugut, ka konfirmuar klubi i tij sot.
Të gjithë meshkujt në Kore të Jugut duhet kryer shërbimin ushtarak katër javorë deri në moshën 28 vjeçare.
Son, që do t’i mbush të 28-tat në korrik të këtij viti ka marrë leje nga klubi për të shkuar drejt vendit të tij.
Tottenham ka bërë të ditur se futbollisti i tyre pritet të kthehet në muajin maj në Londër.
Përndryshe, Son ka bërë përjashtim në Kore të Jugut duke përfituar nga futbolli. Në Kore të Jugut shërbimi ushtarak është 21 muaj. Por, për shkak se i ndihmoi vendit të tij që të fitojnë garat kontientale, ku Korea e Jugut triumfoi në 2018, atij i është zbritur në minimale shërbimi ushtarak.