KAMERUNASI

REUTERS
Song afër Napolit
24 December, 2013 @9:52
Sport Mediaset ka njoftuar sot se Napoli është shumë afër huazimit të mesfushorit kamerunas të Barcelonës, Alex Song.
Sipas këtij kanali televiziv, napolitanët kanë kërkuar nga Barcelona huazim 6 mujor të ish lojtarit të Arsenalit.
Song i cili nuk ka arritur të sigurojë vend në formacionin bazë të Barcelonës ku dominon triumvirati Sergio Busquets, Xavi Hernandes dhe Andres Iniesta, kërkon që të luaj më shumë dhe Napoli duket të jetë vend ideal për këtë.