ELSEID HYSAJ
Sot pritet finalizimi
15 June, 2015 @14:20
Mbrojtësi i ri shkodran, Elseid Hysaj, qe sa kohë është duke u përfolur si përforcim i ri i Napolit.
Ndërsa sot këtë e ka thënë edhe Corriere dello Sport, që ka shkruar se krerët e dy klubeve, Empoli dhe Napoli, sot do të ulen në tavolinë për të diskutuar çmimin e transferimit.
Hysaj ka pasur stinor tepër të mirë te Empoli. 21 vjeçari pritet të fitojë 500 mijë euro për stinor te Napoli, që tashmë drejtohet nga ish trajneri i Empolit, Maurizzio Sarri.
Hysaj pritet që të shkojë te Napoli në paketë me Mirco Valdifiorin e Empolit, pasi që i ka kërkuar Sarri në ekip.