TË FTUARIT
Southgate shpall listën kundër Shqipërisë
4 November, 2021 @15:53
Selektori i Anglisë Gareth Southgate ka publikuar ftesat për lojtarët që do të mund të jenë pjesë e albionëve në përballje ndaj Shqipërisë.
Anglia është duke e kërkuar kualifikimin e drejtpërdrejtë nga vendi i parë i grupit dhe këtë pritet ta arrijë në përballjet e radhës, ndaj Shqipërisë dhe San Marinos.
ANGLIA
Portier: Sam Johnstone, Jordan Pickford, Aaron Ramsdale.
Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold, Ben Chilwell, Conor Coady, Reece James, Harry Maguire, Tyrone Mings, Luke Shaë, John Stones, Kyle Walker.
Mesfushorë: Jude Bellingham, Jordan Henderson, Mason Mount, Kalvin Phillips, Declan Rice, James Ward-Prowse.
Sulmues: Tammy Abraham, Phil Foden, Jack Grealish, Harry Kane, Marcus Rashford, Bukayo Saka, Raheem Sterling.
Anglia është e para në Grupin I kualifikues për Botërorin e Katarit dhe me një fitore ndaj Shqipërisë në ndeshjen e radhës, ata do të sigurojnë vendin e parë dhe biletën automatike drejt Botërorit.
Anglia-Shqipëria luhet më 12 nëntor, ndërsa ndaj San Marinos anglezët janë mysafirë më datën 15 të të njëjtit muaj.