EURO 2020

Spanja publikon listën për EURO 2020, mungon ylli i Realit
24 May, 2021 @12:40
Përfaqësuesja e Spanjës ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për EURO 2020.
Përzgjedhësi spanjoll, Luis Enrique, ka lënë jashtë listës yllin e Real Madridit, Sergio Ramos, i cili nuk do të jetë i gatshëm për Evropian për shkak të lëndimit.
Me këtë, Spanja do të shkojë në EURO 2020 pa asnjë lojtar nga Real Madridi.
Ftesë për herë të parë ka pranuar mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte, i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e Francës në grupmoshat e reja.
LISTA E PLOTË
Portierët: David De Gea, Unai Simon, Robert Sanchez
Mbrojtësit: Aymeric Laporte, Jordi Alba, Jose Gaya, Pau Torres, Eric Garcia, Diego Llorente, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente
Mesfushorët: Sergio Busquets, Rodri, Pedri, Thiago, Koke, Fabian
Sulmuesit: Dani Olmo, Mikel Oyarzabal, Alvaro Morata, Gerard Moreno, Ferran Torres, Adama Traore, Pablo Sarabia