FLAMURTARI - DRENICA
S’preken rrjetat në kryeqytet
19 October, 2019 @15:58
Pasi mori barazim nga Prishtina pak ditë më parë, Drenica sot arriti të marrë edhe një tjetër barazim në kryeqytet.
Kësaj here Drenica barazoi 0-0 ndaj Flamurtarit, për ta regjistruar barazimin e tretë me radhë në Superligë.
Raste për shënim gjatë takimit patën të dyja skuadrat, mirëpo portierët Nika (FLA) e Ymeri (DRE) nuk u mposhtën, për t’u mbyllur kështu ndeshja me rrjeta të paprekura.
Barazimi i sotëm e mban Drenicën jashtë zonës së rrezikshme, kurse Flamurtari mbetet akoma aty.
Xhiron e ardhshme, Flamurtari i shkon Ballkanit, kurse Drenica e pret Dukagjinin në “Bajram Aliu”.