Të gjitha lajmet

MARTIN O'NEILL

S’pret PlayOffin e Ligës së Kombeve, jep dorëheqje

S’pret PlayOffin e Ligës së Kombeve, jep dorëheqje

22 April, 2020 @20:10

Përzgjedhësi i përfaqësueses që do të kërkonte biletën alternative përmes PlayOffit të Ligës së Kombeve për EURO 2020, ka dhënë dorëheqje sot.

Fjala është për Michael O’Neillin, selektorin e Irlandës së Veriut, që dorëhiqet pas tetë vitesh drejtimi të reprezentacionit që kishte siguruar EURO 2016.

“Thjesht kam menduar se tash është koha më e duhur për tu larguar,” ka thënë O’Neill, citon BBC Sport.

Irlanda e Veriut do të zhvillon duelin e PlayOffit të Ligës së Kombeve ndaj Bosnjes e Hercegovinës - që është shtyer për vjeshtën e ardhshme, por pa datë të caktuar për shkak të pandemisë coronavirus.

O’Neill tash do të koncentrohet vetëm te ekipi i Stoke Cityt të cilin gjithashtu e drejton, derisa është ndarë nga veriirlandezët për të cilët kishte nënshkruar në dhjetor të vitit 2011.

Trajneri në fjalë ka falenderuar tifozët, Federatën dhe drejtuesit e saj për besimin dhe përkrahjen e dhënë ndaj tij përgjatë këtyre viteve.

Irlanda Veriore nëse kalon Bosnjen e Hercegovinën në gjysmëfinale të PlayOffit të Ligës B të Kombeve do të ndeshet me fituesin e duelit Sllovakia - Irlanda në finale të PlayOffit për të marrë njërën nga katër biletat e fundit të mbetura për EURO 2020, që është shtyer për vitin e ardhshëm, për shkak të pandemisë.

MEDIA TALK

Bild: Nëse Werderi bie, çmimi i Rashicës bie

22 April, 2020 @14:10

Njëri ndër futbollistët më të dalluar të përfaqësueses së Kosovës në futboll, Milot Rashica, është duke u kërkuar nga disa…

MEDIA

3 opcione për Maqedonia-Kosova

21 April, 2020 @19:19

Federatat do të duhet të presin së paku edhe një muaj për të kuptuar datën e saktë të ndeshjes për…

MEDIA TALK

Challandes: Ideale të luhet në dhjetor

12 April, 2020 @23:51

Selektori i Kosovës Bernard Challandes në një bisedë me Sportin total të KTV-së ka thënë se ideale do të ishte…

MEDIA TALK

Challandes parashikon muajin e ndeshjes Maqedonia V - Kosova

7 April, 2020 @0:21

Selektori më i suksesshëm i Kosovës në historinë e shkurtër të vendit tonë në gara ndërkombëtare, Bernard Challandes, duke folë…

KREJT VENDIMET E UEFA-së

Vendimet e UEFA-së pas video-konferncës

Foto: uefa.com

1 April, 2020 @18:51

Pas video-konferencës së UEFA-së me 55 anëtarët e saja lidhur me ndikimin e pandemisë coronavirus në futbollin evropian, janë marrë…

Të gjitha lajmet nga EURO 2020