GJILANI - TREPÇA '89
S’shënojnë as sot dhe ndajnë pikët
21 October, 2020 @15:56
Me barazim 0-0 është mbyllur dueli i luajtur sot mes Gjilanit dhe Trepçës ‘89.
Skuadrat në fjalë me të njëjtin rezultat kishin barazuar edhe në ndeshjet e tyre përkatëse në xhiron e kaluar, dhe rrjedhimisht barazimi i sotëm bën që këto dy skuadra t’i kalojnë plot 180 minuta lojë pa pranuar e pa shënuar ndonjë gol.
Pas 7 xhirove të zhvilluara, këto dy skuadra ndodhen pranë njëra-tjetrës në tabelë në pozitat 5 dhe 6.
Në xhiron që vijon, Gjilani udhëton në kryeqytet për t’u ndeshur me Prishtinën, kurse Trepça ‘89 e pret Ballkanin në “Riza Lushta”: