FAZA PËRGATITORE
Stërvitjet e fundit para udhëtimit jashtë vendit
16 January, 2017 @15:30
Mbrojtësi i Kupës së Kosovës dhe ndjekësi i titullit kampion, Prishtina, për herë të parë këtë vit ka dalë në stërvitje në terren të hapur sot.
Terreni i mbuluar me borë në “Agron Rama” të Obiliqit nuk i ka penguar yjeve të Prishtinës që të kryejnë stërvitjet e tyre sipas kërkesës së trajnerit Lutz Lindemann.
Atmosferë e hareshme ka mbretëruar në stërvitje, ndërsa pasdite ekipi do të punojë në palestrën e Obiliqit.
Javën që vjen, bardhekaltërit ikin për përgatitje jashtë Kosovës.