Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Stoke arrin marrëveshje me Interin për Shaqirin

Stoke arrin marrëveshje me Interin për Shaqirin


1 July, 2015 @14:35

Xherdan Shaqiri mund të përfundojë në Premier League.

Futbollisti shqiptar me nënshtetësi zvicerane, po kërkohet nga skuadra Stoke City, e cila sipas mediave italiane tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën e futbollistit.

Sipas Sky Sport Italia, skuadra e Interit është pajtuar që t’ia jap kartonin e Shaqirit skuadrës së Stoke-it për dëmshpërblim prej 17 milionë eurove, dhe tani për kompletimin e transferimit i mbetet skuadrës angleze që ta bind 23 vjeçarin nga Zhegra e Gjilanit.

Shaqiri sivjet me fanellën e Interit ka pasur 20 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola.


 
Të gjitha lajmet nga