PORTIERI
Strakosha apo Hoxha?!
14 March, 2017 @15:52
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, mund të jetë në dilemë për startuesin ndërmjet shtyllave të kuqezinjëve në ndeshje si mysafir ndaj Italisë.
Thomas Strakosha, portieri i tretë i kombëtares, është në formë të jashtëzakonshme me ekipin e tij Lazio, ndërsa pas mbi 300 minutave lojë ka pranuar gol tek dje në ndeshje ndaj Torinos në Serie A.
Në anën tjetër, portieri i Partizanit, Alban Hoxha që është zgjedhja e dytë e De Biasit, kishte mbrojtur një penallti të Izraelit në duelin e fundit kualifikues.
Krejt kjo dilemë, vjen pas kartonit të kuq të Etrit Berishës i cili ishte ndëshkuar në duel me Izraelin. Berisha është i suspenduar nga FIFA për karton të kuq në dy ndeshjet e radhës kualifikuese, ndaj Italisë dhe Izraelit, ndërsa kthimi i tij pritet të bëhet tek në shtator, kur Shqipëria pret Lihtenshtajnin.