Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLAMURTARI - DRITA

Stullqaku vendos, Drita ‘bie’ në kryeqytet

Stullqaku vendos, Drita ‘bie’ në kryeqytet


3 November, 2019 @14:59

Me një gol të Torviol Stullqakut në minutën e 75’ të ndeshjes, Flamurtari ka arritur ta fitojë me rezultat minimal 1-0 duelin ndaj Dritës në kryeqytet.

Një shtyllë e Erion Vucajt në minutën e dytë, dy-tri gjuajtje të Xhevdet Shabanit e një gol i anuluar i Bujar Shabanit (82’) ishin disa prej rasteve të Dritës sot, mirëpo më klinike u tregua skuadra kryeqytetase, e cila arriti ta gjejë golin dhe ta mbyllë ndeshjen me fitore.

TABELA AKTUALE

Humbja e pësuar sot bën që Drita ta bëjë një hap prapa në luftën për titull, kurse Flamurtari vazhdon të shpresojë në shpëtim.

Xhiron që vjen, Flamurtari i shkon Ferizajit, kurse Drita e pret Dukagjinin në Gjilan.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga