KIKA - FERIZAJ

Sunaj Hasan vendos, Ferizaji në krye
6 March, 2022 @23:55
Ferizaji duke e mposhtur Kikën në pjesën e fundit të ndeshjes me rezultat minimal 0-1 [Sunaj Hasan 80’], ka vazhduar kryesimin në Ligën e Parë të Grupit B.
Që të dyja skuadrat nuk arritën t’i tundin rrjetat deri në minutën e 80’, kur në skenë doli sulmuesi i Ferizajit, Sunaj Hasan, që ia solli pikët e plota skuadrës.
Ferizaji bëhet skuadra e parë në këtë sezon me 10 fitore në Ligën e Parë, derisa 34 pikë gjendet në pozitën e parë.
Në anën tjetër Kika me 19 pikë gjendet në pjesën e poshtme të tabelës në pozitën e 8.
Në ndeshjen e fundit të fazës së dytë të stinorit, Ferizaji takohet me 2 Korrikun, kurse Kika me Ramiz Sadikun.