Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA - HUNGARIA

Super Armando Broja, Shqipëria me meritë mposhtë Hungarinë

Foto: TopSporti / D.SH

Super Armando Broja, Shqipëria me meritë mposhtë Hungarinë


5 September, 2021 @19:57

Pas humbjes ndaj Polonisë në Varshavë, Shqipëria ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Hungarisë në Elbasan sonte.

Takimi që është i vlefshëm për fazën kualifikuese drejt Botërorit të Katarit përfundoi 1-0 për Shqipërinë, e hero i kombëtares sonte ishte Armando Broja, i cili u inkuadrua nga banka rezervë në minutën e 78’ dhe shënoi në minutën e 87’.

Rastet më të mira për shënim në pjesën e parë u shfaqën për Shqipërinë. Fillimisht me një goditje me kokë rrezikoi Ardian Ismajli në minutën e 13’, më pas Myrto Uzuni gjuajti me të djathtën jashtë në minutën e 15’, e pas tij Nedim Bajrami rrezikoi me një gjuajtje nga distanca në minutën e 29’. Për këtë të fundit kjo ishte ndeshja debutuese me fanellën e Shqipërisë. Kualiteti i tij ra në sy menjëherë.

Mundësitë për shënim vazhduan edhe më tutje për Shqipërinë në pjesën e parë. Më e mira prej tyre u shfaq për Marash Kumbullën, i cili pothuajse me portën e zbrazur nuk arriti ta çojë topin në rrjetë në minutën e 33’ të ndeshjes.

Sa i përket mysafirëve, ata rrezikuan dy herë në pjesën e parë, por asnjëra prej dy goditjeve nuk paraqiti shumë problem për Etrit Berishën.

GRUPET KUALIFIKUESE

Raste të mira për shënim Shqipëria pati edhe në pjesën e dytë dhe fatmirësisht sulmet e vazhdueshme u shpërblyen me gol. Përveç golit të fitores, që u shënua nga i inkuadruari Armando Broja në minutën e 87’, për t’u veçuar nga pjesa e dytë janë një rast i shfaqur për Bekim Balajn, i cili gjuajti jashtë me të majtën, e pas tij rast të mirë pati edhe Endri Çekiçi i inkuadruar nga banka rezervë.

Hungarezët, që gjatë verës patën një Evropian mjaft të mirë në “grupin e vdekjes”, sot nuk treguan shumë. Ishte Shqipëria ajo që luajti më mirë dhe me plot meritë i mori pikët e plota.

Kështu, Shqipëria tashmë ka 9 pikë në Grupin I, e ndeshjen e ardhshme e luan në shtëpi ndaj San Marinos më 8 shtator.


SHQIPËRIA - HUNGARIA

Publikohet formacioni i Shqipërisë, starton Nedim Bajrami

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Publikohet formacioni i Shqipërisë, starton Nedim Bajrami

05/09/21 @ 16:40

SHQIPËRIA

Shqipëria kurrë gol Hungarisë, sonte të “thyhet akulli”?

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Shqipëria kurrë gol Hungarisë, sonte të “thyhet akulli”?

05/09/21 @ 10:41

UKRAINA 1-1 FRANCA

Martial shpëton Francën nga humbja e radhës

Kualifikimet për Botëror/International

Martial shpëton Francën nga humbja e radhës

04/09/21 @ 23:08

MILOT RASHICA

Beson në fitore të Kosovës dhe tregon dallimin në PremierLeague

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Beson në fitore të Kosovës dhe tregon dallimin në PremierLeague

04/09/21 @ 19:51

NGA KONFERENCA E SELEKTORIT TË KOSOVËS

Challandes: Të konfirmojmë Gjeorgjinë nesër

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Challandes: Të konfirmojmë Gjeorgjinë nesër

04/09/21 @ 19:32

KAMPIONI BOTËROR I RADHËS

FIFA prezanton logon dhe kampanjën për Botërorin 2026

Botërori/Kualifikimet për Botëror

FIFA prezanton logon dhe kampanjën për Botërorin 2026

18/05/23 @ 16:11

MERR DETYRË TË RE

Jürgen Klinsmann emërohet përzgjedhës i Koresë së Jugut

Kualifikimet për Botëror/International/Transfere

Jürgen Klinsmann emërohet përzgjedhës i Koresë së Jugut

27/02/23 @ 10:48

LIGA E KOMBEVE: ISLANDA - IZRAELI

Fat për Shqipërinë, gjithçka në dorë të kuqezinjëve për kualifikim

Kualifikimet për Botëror/Liga e Kombeve/Shqipëria

Fat për Shqipërinë, gjithçka në dorë të kuqezinjëve për kualifikim

13/06/22 @ 23:23

QATAR 2022

Rikthehet Ukraina! Caktohet data për PlayOffin e fundit drejt Katarit’22

Botërori/Kualifikimet për Botëror

Rikthehet Ukraina! Caktohet data për PlayOffin e fundit drejt Katarit’22

15/04/22 @ 14:36

NIGERIA

Pas eliminimit, dorëhiqet përzgjedhësi

Botërori/Kualifikimet për Botëror/International

Pas eliminimit, dorëhiqet përzgjedhësi

31/03/22 @ 21:57

QATAR 2022

Shorti për “Katar 2022”, datat, ndarja në vazo, orari

Botërori/Kualifikimet për Botëror

Shorti për “Katar 2022”, datat, ndarja në vazo, orari

31/03/22 @ 11:29

KOSOVA

Alain Giresse publikon listën për miqësoret e marsit

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Kosova

Alain Giresse publikon listën për miqësoret e marsit

18/03/22 @ 15:42

ZVICRA - KOSOVA

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicra - Kosova

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Kosova

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicra - Kosova

11/03/22 @ 10:39

KOSOVA

Alain Giresse viziton stadiumin “Fadil Vokrri”

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Liga e Kombeve/Kosova

Alain Giresse viziton stadiumin “Fadil Vokrri”

23/02/22 @ 19:48

SHORTI

Shorti i Play Off-it drejt Botërorit

Kualifikimet për Botëror

Shorti i Play Off-it drejt Botërorit

26/11/21 @ 17:12


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror