Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA E SELEKTORIT TË KOSOVËS

Challandes: Të konfirmojmë Gjeorgjinë nesër

Challandes: Të konfirmojmë Gjeorgjinë nesër


4 September, 2021 @19:32

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Greqisë i është përgjigjur mediave në pyetjet e bëra, derisa ndër të tjera ka bërë të ditur se ekipi tash është në moment të mirë dhe mentaliteti ka ndërruar ashtu siç kishte kërkuar para ndeshjes ndaj Gjeorgjisë, për duelet në vijim.

“Ajo ndeshje ka treguar se kemi hyrë në mentalitet tjetër. Kemi ndryshime në punë, në sjellje, në vendosjen taktike, në lëvizjen e futbollistëve në fushë, jashtë saj, u reflektua në fushë gjithçka dhe pas kësaj loja kërkuese e puna e përbashkët sollën fitoren,” ka thënë Challandes.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Do të luaj Milot Rashica në ndeshje? Do të zë vendin e Lirim Kastratit që keni thënë se ka pasur paraqitje të mirë, Zymer Bytyqit?

“Ju kam thënë edhe më parë, nuk jap formacionin startues më parë. Atë e vendosi para ndeshjes. E vërtetë që të gjithë kanë pasur paraqitje të mirë, si Rashani, ashtu edhe Bytyqi, Kastrati, por edhe Miloti nuk e ka problem të qëndrojë në bankën rezervë, ndoshta së paku një pjesë. Por, më duhet të them se Rashani ka pak probleme dhe do të vendosim nesër nëse është plotësisht i gatshëm për lojë. Gjithesesi jam i lumtur që kam kaq shumë opsione për t’i përdorur,” është përgjigjur selektori i Kosovës.

Kosovo vs Greece

Ardhja e tifozëve në stadium, edhe pse në përqindje tejet të vogël. Çka do të thotë kjo për kombëtaren e Kosovës?

“Këtu, janë shumë me rëndësi tifozët. Natyrisht 10% nuk është njëjtë si stadiumi i plotë, por sidoqoftë besoj se për situatën ku gjindemi do të jenë mjaft. I dëshiroj gjitha më të mirat popullit të Kosovës për situatën ku gjenden (Covid-19) dhe ndoshta futbolli nuk është më i rëndësishmi tani. Por, jam tepër i lumtur që do të kemi edhe atë përkrahje prej 10%,” ka deklaruar zvicerani.

Ai është pyetur edhe për ngarkesën që do të mund të kenë futbollistët për shkak të fillimit të stinorëve në kampionatet futbollistike si dhe tri ndeshjeve të shpejta me kombëtaren.

“Sipas asaj që kam parë në stërvitje, për ndeshjen e radhës shumica janë mirë, janë rigjeneruar dhe besoj që më vështirë do të jetë për ndeshjen e tretë, pasi që do të ketë edhe probleme të kartonëve. Por, gjithsesi të gjithë lojtarët janë gati dhe për këtë janë ftuar, që të zëvendësojnë njëri-tjetrin,” ka theksuar Challandes.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Ndërkaq, duke ditur forcën e Suedisë e Spanjës në grup, a llogaritet Greqia ndër kundërshtarin kryesor për ndeshje, pasi që kërkohet të sigurohet plasmani më i lartë në tabelë?

“A është Greqia ndeshja më e rëndësishme? Ndeshja e radhës është gjithmonë më e rëndësishmja për mua. Për mua kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, jo për shkak të rezultatit. Por për shkak të konfirmimit të performancës ndaj Gjeorgjisë. Ata kanë ekip të mirë, lojtarë të mirë, e për ne është me rëndësi të tregohemi në këtë ndeshje. Duhet të mundohemi, të tregojmë lojë të mirë, lojë të fortë, lojë të bukur dhe pas kësaj të shpresojmë në rezultat dhe renditjen tabelare. Por, më e rëndësishmja është të konfirmojmë lojën në Gjeorgji, për të treguar çka mundet Kosova, ky është qëllimi im,” ka thënë në fund përzgjedhësi i Kosovës, për të mbyllur konferencën për shtyp.


SHARRI 2-1 BEHARI

Sharri mposht Beharin për fillim të mbarë

FFK Liga e Dytë

Sharri mposht Beharin për fillim të mbarë

04/09/21 @ 18:45

NGA KONFERENCA E SELEKTORIT TË GREQISË

Van’t Schip: Do të vendosin detajet

Kualifikimet për Botëror/Kosova/International

Van’t Schip: Do të vendosin detajet

04/09/21 @ 18:24

KONFERENCA PËR SHTYP E GREQISË

Mavropanos: Jemi këtu për të fituar!

Kualifikimet për Botëror/Kosova/International

Mavropanos: Jemi këtu për të fituar!

04/09/21 @ 18:06

KOSOVA U19 - FEMRAT

4 lojtare pozitive s’udhëtojnë, përgatitjet dhe miqësoret në Stamboll

Kosova

4 lojtare pozitive s’udhëtojnë, përgatitjet dhe miqësoret në Stamboll

04/09/21 @ 17:38

KAPITENI NË KONFERENCË ME THIRRJE SPECIALE

Berisha: Ejani tifozë! U bë kohë e gjatë që s’ju kemi parë

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Berisha: Ejani tifozë! U bë kohë e gjatë që s’ju kemi parë

04/09/21 @ 16:06

S'KA DORËZIM PAS HUMBJES SË THELLË

Reja: Jemi në këmbë, duhet të fitojmë!

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Reja: Jemi në këmbë, duhet të fitojmë!

04/09/21 @ 15:49

11-SHJA POTENCIALE

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Greqisë

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Greqisë

04/09/21 @ 13:47

LOJTARËT POTENCIALË STARTUES

Formcioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Hungarisë

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Formcioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Hungarisë

04/09/21 @ 13:13

KAMPIONI BOTËROR I RADHËS

FIFA prezanton logon dhe kampanjën për Botërorin 2026

Botërori/Kualifikimet për Botëror

FIFA prezanton logon dhe kampanjën për Botërorin 2026

18/05/23 @ 16:11

MERR DETYRË TË RE

Jürgen Klinsmann emërohet përzgjedhës i Koresë së Jugut

Kualifikimet për Botëror/International/Transfere

Jürgen Klinsmann emërohet përzgjedhës i Koresë së Jugut

27/02/23 @ 10:48

LIGA E KOMBEVE: ISLANDA - IZRAELI

Fat për Shqipërinë, gjithçka në dorë të kuqezinjëve për kualifikim

Kualifikimet për Botëror/Liga e Kombeve/Shqipëria

Fat për Shqipërinë, gjithçka në dorë të kuqezinjëve për kualifikim

13/06/22 @ 23:23

QATAR 2022

Rikthehet Ukraina! Caktohet data për PlayOffin e fundit drejt Katarit’22

Botërori/Kualifikimet për Botëror

Rikthehet Ukraina! Caktohet data për PlayOffin e fundit drejt Katarit’22

15/04/22 @ 14:36

NIGERIA

Pas eliminimit, dorëhiqet përzgjedhësi

Botërori/Kualifikimet për Botëror/International

Pas eliminimit, dorëhiqet përzgjedhësi

31/03/22 @ 21:57

QATAR 2022

Shorti për “Katar 2022”, datat, ndarja në vazo, orari

Botërori/Kualifikimet për Botëror

Shorti për “Katar 2022”, datat, ndarja në vazo, orari

31/03/22 @ 11:29

KOSOVA

Alain Giresse publikon listën për miqësoret e marsit

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Kosova

Alain Giresse publikon listën për miqësoret e marsit

18/03/22 @ 15:42

ZVICRA - KOSOVA

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicra - Kosova

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Kosova

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicra - Kosova

11/03/22 @ 10:39

KOSOVA

Alain Giresse viziton stadiumin “Fadil Vokrri”

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Liga e Kombeve/Kosova

Alain Giresse viziton stadiumin “Fadil Vokrri”

23/02/22 @ 19:48

SHORTI

Shorti i Play Off-it drejt Botërorit

Kualifikimet për Botëror

Shorti i Play Off-it drejt Botërorit

26/11/21 @ 17:12


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror