UKRAINA 1-1 FRANCA

Foto: uaf.au
Martial shpëton Francën nga humbja e radhës
4 September, 2021 @23:08
Franca nuk i ka punët edhe shumë sigurtë për të arritur Botërorin. Kampioni aktual i Botës pas barazimit ndaj Bosnjes, ku u desht të barazojnë pas golit të epërsisë së Edin Dzekos, ka kaluar njëjtë edhe sonte ndaj Ukrainës së Oleksandr Petrakov.
Ka qenë futbollisti i Manchester United, Anthony Martial, që ka barazuar në fillim të pjesës së dytë për t’ia siguruar Francës pikën në Kiev sonte, pasi që vendasit kishin kaluar në epërsi përmes Mykola Shaparenkos në fund të pjesës së parë, për përfundimtaren 1-1 [Shaparenko 44 — Martial 50].
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Moussa Diaby ka pasur mundësinë për t’ia sjellë Francës fitoren, por shutoi në shtyllë, derisa portieri Pyatov kishte rënë nga loja.
Rezultati 1-1 lë Francën përsëri në krye të grupit, por me vetëm nëntë pikë nga pesë ndeshje, derisa Ukraina është në pesë pikë nga pesë ndeshje — të gjitha barazime.