Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALLORCA 0-3 REAL MADRID

Super Benz, 10 xhiro para fundit, 10 pikë dallim

Super Benz, 10 xhiro para fundit, 10 pikë dallim


14 March, 2022 @23:36

Dy gola dhe një asistim është bilanci i sulmuesit të Francës, Karim Benzema, pas ndeshjes së zhvilluar sonte ndaj Mallorca në kuadër të xhiros XXVIII të La Ligas.

Real Madrid ka mposhtur Mallorcan, ku ka qenë startues Vedat Muriqi, 0-3 [Vini Jr. 55, Benzema 77p., 82].

Për Realin nuk ka qenë e lehtë ndeshja, por në pjesë të dytë madrilenët si ujqër kanë shfrytëzuar edhe rastin minimal për të shënuar - dhe kështu, 10 xhiro para fundit të stinorit kanë cuar dallimin në 10 pikë nga ndjekësi i parë në renditje, Sevilla.

Benzema, që është në formë të lartë këtë stinor, ka thyer edhe rekordin e Thierry Henry sonte, duke u bërë francezi me më së shumti gola të shënuara në histori për klubin dhe kombëtaren, 412 gola!

 

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga