Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPA LEAGUE

Super Udine ndaj Liverpoolit

Super Udine ndaj Liverpoolit


5 October, 2012 @14:42

Fitorja e madhe e Udineses ndaj Liverpoolit 2-3 në kuadër të Europa League është cilësuar historike nga italianët.

Familja e madhe e Udineses

Kapiteni i skuadrës dhe sulmuesi kryesor i saj, Antonio Di Natale, ka thënë se me këtë fitore Udinese ka treguar se është një familje e madhe.

“Ky është një moment i madh i gëzimit dhe me këtë kemi treguar se jemi një familje e madhe, sepse kjo është Udineseja e vërtetë. Ekipi ynë ka zhvilluar një ndeshje perfekte ndaj një klubi prestigjioz si Liverpooli,” ka thënë Di Natale, i cili ka shënuar golin e parë për ekipin e tij dhe ka asistuar në atë të fitores.

Në anën tjetër, kryetrajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka thënë se përkundër fillimit të mirë, ekipi i tij në fillim të pjesës së dytë ka bërë gabime që po e përcjellin gjatë gjithë këtij stinori – gjë që e ka lënë të dëshpëruar ate.

Kthimi i pamundur pas gabimeve të thjeshta

“Jemi thjeshtë të zhgënjyer. Pas një pjese të parë të mrekullueshme, duke dominuar dhe kontrolluar gjithçka, t’i pranojmë dy gola të pakuptueshme në fillim të pjesës së dytë. Pastaj na u desht që të ndjekim rezultatin 1-3, gjë që nuk e arritëm,” ka thënë Rodgers pas ndeshjes, transmeton ITV-ja.

Liverpool ka kaluar në epërsi me golin e Jonjo Shelveyt në minutën e 23-të të takimit. Në pjesën e dytë është ndëshkuar tre herë nga friulianët, me anë të, Di Natales, autogolit të Coates dhe Pasquales. Edhepse Luis Suarez ka zvogëluar epërsinë në 2-3 në minutën e 75-të të takimit, të kuqtë nga Anfield Road, nuk kanë arritur të marrin pikë në ndeshjen e mbrëmshme.

Tash Grupin A të Europa League e udhëheqin rusët e Anzhit me katër pikë, sa ka edhe Udinese në vendin e dytë, derisa Liverpool është i treti me tre pikë para Young Boysit pa pikë.

 


 
Të gjitha lajmet nga