Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPA DEL REY FINAL

Super Valencia befason! Fiton Kupën e Mbretit

Fotot: mundodeportivo.com

Super Valencia befason! Fiton Kupën e Mbretit


26 May, 2019 @0:44

Kevin Gameiro dhe Rodrigo kanë shënuar në finale, derisa Valencia luftarake ka shënuar fitore dhe ka fituar Kupën e Mbretit të Spanjës, duke e lënë me “gishta në gojë” Barcelonën.

Gameiro

Djelmoshat e Ernesto Valverdes prisnin që me fitore sonte të zbusin dhimbjen nga eliminimi prej Liverpoolit në Ligë të Kampionëve, por ata u ndezën përsëri, në të nxehtin e Sevillës, te Benito Villamarin.

Valencia

Sulmesi francez Gameiro (22’) shënoi super gol para se Rodrigo (33’) të godas me kokë për të dytën drejt 2-0 për lakuriqët. Goli i Lionel Messit në minutën e 73 të ndeshjes i dha Barcelonës shpresë, por shkurt.

Pas ndeshjes, kreu i Barcelonës Josep Maria Bartomeu përsëroi i doli në krah Valverdes.

Barcelona

“Gjithmonë kam thënë se Ernesto ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm. Ai është trajneri. Nuk mendoj se është gabimi i trajnerit,” ka thënë Bartomeu pas disfatës.

“Kur trajneri humb, dëshiron të rikthehet, të fitojë sfidën e radhës. E di që humbja për klubin është e rëndë,” ka thënë Valverde pas ndeshjes.

Valencia ka fituar Kupën e parë të Mbretit që prej vitit 2008. Ndërsa trajneri i tyre Marcelino përjetoi festë të madhe pas ndeshjes me futbollistët, që u treguan të jashtëzakonshëm në fitore.

 


 
Të gjitha lajmet nga