Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIFILLIMI

Superiorja nis pas pak

Superiorja nis pas pak


3 June, 2020 @14:07

Pas 84 ditësh topi do të vendoset në qendër të fushës së futbollit dhe futbollistët e Kategorisë Superiore shqiptare do të fillojnë misionin e mbetur në gjysmë - të përfundimit të stinorit 2019/20 të elitës futbollistike shqiptare.

Kukësi - Luftëtari, Flamurtari - Vllaznia, Laçi - Teuta dhe Bylis - Tirana pritet të nisin në ora 17:00, ndërsa Tirana - Skënderbeu në ora 20:00.

TABELA AKTUALE

I vetmi dyshim që ka mbetur është përballja mes Bylisit dhe liderit Tirana, që mund të shtyhet pasi që një futbollist i Bylisit ka dalë pozitiv në testim për coronavirus.

Tifozë s’do të ketë në stadiume, ndërsa FSHF ka bërë të ditur se të gjitha ekipet kanë pranuar protokollin e masave për mbrojtje nga COVID-19, që duhet të zbatohet në përpikmëri para, gjatë dhe pas ndeshjeve.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore