NEROAZZURRI

Novi List
Supertalenti kroat në Inter!
31 January, 2013 @14:44
Inter zyrtarisht ka nënshkruar kontratë me talentin kroat të Dinamo Zagrebit, Mateo Kovacic. Skuadra e udhëhequr nga Andrea Stramaccioni ka paguar afro 11 milionë euro për shërbimet e tij Dinamos, ndërsa kampioni kroat do të mund të përfitojë edhe 4 milionë euro tjera nëse Kovacic arrin performancat e kërkuara nga klubi neroazzurrë.
Tinejxheri kroat, 18 vjeçar, ka qenë i rregullt në përfaqësuesen U-21 të Kroacisë, derisa së fundmi ka marrë ftesën edhe nga kombëtarja seniore kroate.
Legjenda e Milanit, Zvonimir Boban, duke komentuar kalimin e tij në Inter ka parashikuar të ardhme maestrale për Kovacicin.
“Ai mund të bëhet lojtar më i mirë se unë. Puna, përvoja dhe pjekuria i duhen, ndërsa super talentin e ka. Ai është potencial enorm,” ka thënë ish dhjetëshja kroate për Sky Italia.