ROSSONERI

Suspendohet dhe gjobitet Zlatan Ibrahimovic
13 April, 2021 @14:09
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është suspenduar për një ndeshje për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshje ndaj Parmës, ka bërë të ditur Foot Italia sot.
Ibra është dënuar nga Komisioni Disiplinor me 5 mijë euro gjobë dhe një ndeshje moslojë, për shkak të sjelljes së pahijshme, mosrespektit dhe kritikës ndaj zyrtarit të ndeshjes.
Veteranit suedez iu dha kartoni i kuq direkt derisa Milan ishte në epërsi 2-0 ndaj Parmës, pas reagimit. Thuhet që sulmuesi 39-vjeçar do të kundërshtojë vendimin pasi që beson se është keqkuptuar reagimi i tij.
Që mbetet vendimi në fuqi, Ibra nuk do të luajë në ndeshje ndaj Genoës të dielën që vjen.