Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CRISTIANO RONALDO

Synimi i radhës, historik

Synimi i radhës, historik


31 December, 2020 @2:48

Cristiano Ronaldo dëshiron të luajë futboll edhe për “shumë vite tjera”. Ai shpreson që të arrijë të fitojë titullin e Botës me shtetin e tij, Portugalinë - dhe këtë e ka si synim të radhës tash.

Ai nuk e ka fare në mendje pensionimin. Sulmuesi 35-vjeçar i Juventusit e ka ndërmend që të luajë futboll edhe për disa vite tjera, ndërsa synimi i radhës është që të fitojë titullin e kampionit të botës me Portugalinë dhe atë hiç më larg sesa në “Katar 2022”.

Cristiano Ronaldo është lider i golashënuesve në Serie A aktualisht, me 12 gola të shënuara përgjatë stinorit 2020/21.

I pyetur në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve Golden Foot planet për pensionim, ai u përgjigj thjesht: “Mosha nuk është me rëndësi. Ajo që është e rëndësishme është mendja.”

Cristiano Ronaldos i duhen edhe shtatë gola në ndeshje zyrtare me Portugalinë për të barazuar rekordin botëror të golave me kombëtare, të cilën e mban iraniani Ali Daei me 109 të shënuara. Cristiano synon t’i shënojë më shumë se shtatë.

Ai ka të fituar një mori çmimesh me ekipet ku ka luajtur si dhe trofe. Por, suksesi me Portgualinë në EURO 2016 dhe më pas në Nations League - mbeten vitet e tija më të pëlqyera.

 

“A është e mundur? Po, natyrisht që është e mundur,” ka thënë ndër të tjera Ronaldo duke theksuar se do të ishte plotësimi i një ëndrre arritja e këtij suksesi me Portugalinë.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani