CAMP NOU

Synimi veror
28 January, 2016 @13:17
Sipas gazetës spanjolle Sport, qëllimi kryesor i Barcelonës në merkaton e verës është transferimi i argjentinasit Paolo Dybala.
Dybala po kalon një sezon fantastik tek Juventusi, me 12 gola në 16 paraqitje në Serie A dhe kjo e ka impresionuar trajnerin Luis Enrique. 22-vjeçari tek Juventusi erdhi nga Palermo verën e kaluar për 32 milionë euro dhe siç bëhet e ditur, në rast largimi, Juventusi nuk pranon oferta nën 50 milionë euro.