COACH OF THE MONTH
Tahir Batatina, trajner i muajit nëntor
2 December, 2016 @12:23
Trajneri i nënkampionit vjeshtor të Kosovës në futboll, Tahir Batatina, shpallet trajneri më i mirë i Superligës për muajin nëntor nga stafi i Borozani.com.
Batatina ka kaluar një muaj të shkëlqyer me ekipin e tij, duke mbetur trajneri i vetëm i pamposhtur me ekipin e tij, derisa Llapi ka befasuar tërë opinionin duke përfunduar pjesën e parë të Superligës menjëherë nën liderin Trepça’89.
Nëse llogaritet edhe ndeshja e djeshme, që i ka takuar ditës së parë të dhjetorit, Batatina ka pasur 4 fitore dhe 1 barazim në muajin që e lamë pas.
TRAJNERËT E MUAJIT 16/17:
Gusht 2016 | Bekim SHOTANI | Trepça'89 | |
Shtator 2016 | Kushtrim MUNISHI | Prishtina | |
Tetor 2016 | Veton ÇITAKU | Trepça'89 | |
Nëntor 2016 | Tahir BATATINA | Llapi |