ISH-YJET
Ronaldinho dhe Riquelme i ofrohen Chapecoenses
1 December, 2016 @13:02
Dy ish-yjet e Barcelonës, Juan Roman Riquelme argjentinas 38 vjeç dhe Ronaldinho brazilian 36 vjeç, i janë ofruar Chapecoenses për të qenë pjesë e tyre derisa ekipi të këndellet, raportojnë mediat e ndryshme botërore sot.
Dyshja në fjalë, edhe pse në moshë të shtyer dhe të pensionuar, kanë thënë se do të mund të japin nga vetja çkado që mund të ndihmojë klubin që pësoi tragjedi ditë më parë.
Futbollistët e Chapecoenses bashkë me stafin e ekipit pësuan aksident ajror me aeroplan ku ndërruan jetë pothuajse të gjithë pjesëtarët e ekipit.
Ekipi simpatik brazilian, kishte kaluar stinorin më të mirë në histori të vet duke arritur në finalen e Copa Sudamericana, ndërsa tragjedia ndodhi kur ata udhëtonin drejt Medellinit të Kolumbisë për të zhvilluar duelin e parë të finales ndaj Atletico Nacionalit.