KUPA E TURQISË
Vedat Muriqi triumfon ndaj Fenerbahçes
30 November, 2016 @22:49
Skuadra e Vedat Muriqit, Genclerbirligi, e mposhti gjigantin turk Fenerbahçe me rezultat 2-1, në kuadër të Kupës së Turqisë.
Vedati, ishte në fushë 74 minuta, ndërsa Feneri luajti me dhjetë lojtarë që nga minuta e 10 e ndeshjes dhe nuk i aktivizoi yjet si Robin Van Persie e Martin Skrtel të ardhur nga Premier Liga angleze.
Golat u shënuan në minutën e 56’ nga Tokelo Rantie dhe në minutën e 77’ nga Irfan Kahveci për Genclerbirligin, ndërsa goli i vetëm i Fenerbahçes erdhi në minutën e 24’ nga Yigithan Guveli.
Kupa e Turqisë luhet në formatin e grupeve, derisa kjo ishte xhiroja e parë.