DUELET E SUPERLIGËS
Kampioni vjeshtor mësohet sot
30 November, 2016 @11:00
Trepça’89 ose Prishtina, kjo është dilema që do të zgjidhet sot dhe do të kuptohet cila nga skuadrat në fjalë do të emërohet kampione vjeshtore e Superligës.
Trepça’89 me plot motiv është nisur drejt Prizrenit, ku në “Përparim Thaçi” do të luajë ndaj Lirisë.
Ndërsa Prishtina pret në “Agron Rama” të Obiliqit Feronikelin kampion.
Derisa Trepça’89 ka opcione të llojllojshme për të përfunduar e para në fund të vjeshtës, Prishtina e ka të qartë si bëhet kjo punë: duhet të mposht Feronikelin dhe të shpresoj që Liria po e mposht Trepçën’89.